E fundit/ Arrestohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

E Enjte, 10 May 2018 13:46

Këtë mesditë i janë vënë prangat ndërtuesit të njohur Dritan Llanaj i cili është pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk”, raporton newsbomb.al.

Prokuroria, pas një hetimi më shumë se një vjeçar, ka përfunduar gjithçka dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Llanajt. Mbi ndërtuesin, rëndojnë tre akuza, Ndërtim i palgjishëm, falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda .

Ndërtuesi është një emër jo pak i njohur për familjet kryeqytetase të cilat e kanë akuzuar vazhdimisht për mashtrim duke dalë madje edhe në protesta.

Banorët e Unazës së Re nga oborri i Prokurorisë së Tiranës e kanë denoncuar ndërtuesin një vit më parë, në qershor të 2017-ës, te prokurorja Suela Salavaci. Banorët akuzonin Llanaajn se u mori truallin e tokës dhe nuk u dha apartamentet dhe dyqanet që u takonin duke i lënë duarbosh.

Të gjitha apartamentet sipas banorëve janë shitur dhe gjithcka është falsifikuar. Mesa duket pretendimet e tyre janë vërtetuar nga organi i akuzës dhe sot, Llanajt i janë vënë prangat pikërisht në zyrën e tij, në pallatin e Unazës së Re./ newsboomb.al

Login to post comments