Banorët e Librazhdit po vuajnë fal tollovisë së pushtetit

E Enjte, 10 May 2018 14:26

Nga Bujar VRETO

Bashkia Librazhd ka shumë e shumë probleme pa zgjidhur për përmirësimin e jetës të banorëve të saj, por me problematike janë rrugët lidhëse të fshatrave me njësitë administrative dhe rrugët e lagjeve me qendrat e fshatrave.

Unë sot isha në fshatin Gizavesh të njësisë administrative Qendër dhe konkretisht në “lagjen e Kojkut” atje ku banorëve ju është bërë jeta e padurueshme për rrugën e makinës dhe vuajnë jashtëzakonisht për transportin e mallrave që prodhojnë për në treg por dhe mallrave që konsumojnë për të dërguar në shtëpitë e tyre, banorët nuk munden të ndërtojnë apo rikonstruktojnë shtëpitë e tyre sepse lëndët e ndërtimit është e pamundur të dërgohen në vendin ku do bëhet investimi, por jo vetëm kaq, banorët po përjetojnë vështirësi të mëdha me të sëmurët, me gratë shtatzëna, me fëmijët për në shkollë e tjera.

Unë ne cilësinë e anëtarit te këshillit bashkiak bashkë me banorët që kanë problemin përshkruam në këmbë terrenin dhe diskutuam mundësitë e zgjidhjes.

1- Zgjidhja është rikonstruksioni i rrugës ekzistuese që për fatin e keq ndonjë banor e ka ngushtuar me gardhë dhe është bërë i pamundur kalimi me automjet.

2- Zgjidhje është hapja e një rruge të re që banoret e 11 familjeve pothuajse janë në një mendim dhe deklarojnë se bazamenti është, por do zgjerim dhe kompromis me një familje për rreth 50 m në vijë të drejtë.

3- Zgjidhje është ish-rruga e vjetër që të parët e tyre e kanë spostuar dhe tashmë ajo nuk ekziston por banorët e dinë ku ka qenë gjurma e saj.

Banorët kanë mbledhur firmat e kryefamiljarëve, janë konsultuar me anëtarin e lagjes dhe kryetarin e fshatit dhe këto kërkesa i kanë depozituar në bashki, por si gjithmonë punonjësit e bashkisë të urdhëruar nga eproret nuk impenjohen për zgjidhjen e problemit sepse çdo veprim e llogarisin votë dhe jo zgjidhje për përmirësimin e jetës të këtyre banoreve.

Unë pa e politizuar këtë çështje do e diskutoj në mbledhjen e radhës te këshillit bashkiak dhe do kërkoj zgjidhje sipas mundësive te parashtruara me lart.

Drejtuesi i bashkisë bashke me stafin ta shikoje këtë problem të pa zgjidhur në 28 vite demokraci por dhe me parë në diktaturë dhe mos udhëhiqet nga disa

vota por nga zbatimi i ligjit dhe atributi që i jep detyra për të bërë më të mirën e mundshme për këta banore të shumëvuajtur.

Zgjidheni problemin kolltukofaqe se banoret po largohen dhe këto vende përrallore, te mahnitshme te bukura po mbeten vakant.

Zoti bekofte banoret e lagjes Kojku ne fshatin Gizavesh dhe gjithë banoret e Librazhdit.

Autori është kryetari i degës së PD Librazhd

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 14:31
Login to post comments