×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bariu italian vret me plumb në qafë 22-vjeçarin shqiptar

E Enjte, 10 May 2018 17:34

Policia italiane ka arrestuar vrasësin e 22 vjeçarit shqipar, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga një bari italian i moshës 45 vjeçare.

Bariu ka hyrë në shtëpinë e shqiptarit gjatë kohës kur po transmetohej finalja e Kupës së Italisë Juventus Milan. Me të hyrë në shtëpi 45 vjeçari Giulio Sale e ka qëlluar me pistoletë në qafë të riun, i cili ka gjetur vdekjen pak çaste më vonë.

Pas vrasjes makabre, bariu italian është larguar nga banesa në provincën e Arrezzos në këmbë. Ka ecur një kilometër dhe papritmas ka rënë në një hendek në rrugë, duke thyer kështu këmbën.

Policia e ka gjetur vrasësin e më tutje e ka arrestuar. Media italiane njofton se dhe arma e krimit është gjetur tashmë. Motivi mbetet ende i paqartë, por policia dyshon se kemi të bëjmë me larje hesapesh.

Login to post comments