×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Luftar Paja i revoltuar: Më hoqën ilaçet, më mbetet vetëm të shkoj në varreza

E Enjte, 10 May 2018 19:10

Udhëzimet e fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor kanë kufizuar përdorimin e disa medikamenteve të rëndësishme që janë në listën e barnave me rimbursim, por ç’ka bën që shumë pacientë që janë trajtuar deri më tani ta ndërpresin atë.

Një prej të cilave është medikamenti që përdorin pacientët me probleme kardiake që mbajnë nën kontroll hollimin e gjakut dhe shumë prej tyre janë njoftuar nga mjeku i familjes se nuk do ta përfitojnë më me rimbursim, por duhet ta blejnë me çmim të plotë në farmaci.

Një prej pacientëve që është trajtuar me këtë medikament sipas rekomandimit të mjekut kardiolog është aktori Luftar Paja.

“Kur erdhi radha për të marrë trajtimin më tha mjekja që nuk e përfiton se ka disa procedura. Të më heqësh ksarelton mua është të më thuash të shkoj në trombozë, apo të shkoj në varreza të Tufinës apo Sharrës. Unë pensionit jam, nuk më del të blej 100 mijë lekë në muaj këtë ilaç. Do t’i bie në qafë fëmijëve”, shprehet Luftar Paja.

Por pacientët që u duhet të ndërpresin këtë mjekim janë të shumtë. Zgjidhja që ofrohet është ata minimumi të bëjnë analizën e gjakut një herë në dy javë për të mbajtur në kontroll hollimin e gjakut. Ndaj, aktori i njohur ka një kërkesë.

“Mëshirë për ne. Shumë shumë edhe 5 vjet na ka ngarkesë kjo qeveri. Po jetuam dhe 5 vjetë kemi mirë”, thotë aktori.

Lista e re e barnave me rimbursim ka bërë që t’u ndërpritet mjekimi edhe pacientëve me diagnoza të tjera. Burime të Top Channel thonë se synimi për të shtuar ilaçe të reja pa rritur fondet ka bërë që të kufizohet përdorimi i medikamenteve ekzistues në rimbursim, duke bërë që shumë pacientë të dalin nga skema e trajtimit.(TCH)

Login to post comments