Skandal/ Shëndetsia 'falas' e Ramës, lë spitalin infektiv pa serume

E Enjte, 10 May 2018 20:28

Sipas një denoncimi nga pacientë të ndryshëm, në spitalin Infektiv prej ditësh mungojnë serumet glugozë si dhe uji fiziologjik ky skandal u transmetua ditën e sotme në chanel one.

Me anë të kamerave të fshehta situate u pa qartë. Jo vetëm medikamentet e mësipërme por edhe mjekët nuk kanë doreza për duart duke rrezikuar shëndetin e tyre. Në këto kushte gazetarët e Dosjes Investigative u drejtuan pranë QSUT. Institucioni zgjodhi të heshtë duke u fshehur pas burokracive. “Na sillni kërkesë me shkrim që të merrni një përgjigje”, na u tha në QSUT.

Por një çështje kaq e ndjeshme si kjo nuk pret për burokraci dhe kërkesa zyrtare. Për këtë arsye gazetarët u përpoqën të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me drejtorin e QSUT Enkelejd Joti i cili 2 ditë rradhazi nuk u përgjigj as në tëlëfon e as priti gazetarët në zyrë. E pas këmbënguljeve të njëpasnjëshme policët e kompanisë që ruajnë drejtorinë e QSUT, I lëshojnë nervat dhe dhunojnë gazetarët e Dosjes Investigative.

Pas situatës së krijuar u vu në dijeni vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila premtoi marrjen e shpejtë të masave jo vetëm për cështjën e mungesës së medikamenteve por edhe të zbardhjes së ngjarjes ku gazetarët e Dosjes Investigative dhunohen në dyert e zyrave të shtetit.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 20:30
Login to post comments