Makina luksoze merr flakë në autostradën Thumanë-Kamëz, dy djem…

E Enjte, 10 May 2018 21:32

Mbrëmjen e sotme është djegur në fshatin Derven në autostradën Thumanë-Kamëz një 'Porsche' luksoz 'Panamera'. Në makinë po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi në momentin që është përfshirë nga flakët.

Dy djemtë kanë dalë me shpejtësi nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës. Dy djemtë janë marrë në pyetje nga grupi hetimor aktualisht, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Login to post comments