Çfarë duhet të dimë rreth sëmundjes së Alzheimerit

Premte, 11 May 2018 08:29

Nga Entela Basha

(mjeke onkologe)

Demenca është një sëmundje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një ose më shumë fusha siç janë:  të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cënuar  pavarësinë funksionale të individit.

 Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar. Në të gjithë botën numërohen 47 milion njerëz të prekur nga demenca. Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i  pacientëve me demencë.

 Që të dyshosh se je i sëmurë me Alzheimer mjaftojnë të dhënat klinike, në të paktën një nga fushat e mëposhtme: të mësuarit dhe kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja, funksionet motore dhe perceptuese. Humbja e funksionit vlerësohet duke u krahasuar me gjendjen paraardhëse të individit dhe defiçitet konjitive duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të tij.

 Ka dhe disa forma më të rralla të Demencës si: paraliza supranukleare progresive, sëmundja e Huntingtonit, demenca e lidhur me abuzimin nga alkooli etj. Pjesa më e madhe e pacientëve nuk paraqiten në spital për çrregullime të kujtesës, ndërkohë janë familjarët e tyre që detyrohen t’i sjellin për vlerësim si rrjedhojë e çrregullimeve të kujtesës.

Pacientët me demencë kanë vështirësi në: Marrjen dhe përpunimin e informacioneve të reja  (vështirësi në kujtimin e ngjarjeve), kryerjen e veprimeve të vështira  (balancimin e objekteve), llogjika (vështirësi socializimi me të panjohur), Çrregullime të orientimit (harrojnë vendndodhje dhe ambiente të njohura), Gjuha (vështirësi në gjetjen e fjalëve)

Sjellja

Alzheimeri duhet dalluar nga simptomat e humbjes se kujtesës apo çregullime të sjelljes dhe të personalitetit, të cilat janë joprogresive ose të nxitura nga një sëmundje sistemike, medikamente, çregullime psikiatrike, apo patologji organike të trurit.

Ç’rregullimet e funksioneve të larta të trurit karakterizohen nga çrregullime të kujtesës, por që nuk ndikojnë në funksionimin normal. Këta subjekte kanë risk më të lartë të shfaqin demencë me kalimin e viteve. Vlerësimi i pacientëve me çrregullime të kujtesës, që mund të jetë një shenjë paralajmëruese për shfaqjen e demencës, nuk mund të bëhet në një seancë vlerësuese të vetme.

Vendosja e diagnozës

Vlerësimi në vazhdimësi merr rëndësi shumë të madhe, ku krahasimi i testeve të vlerësimit të funksioneve të larta të trurit të çon drejt diagnozës. Mjaft e rëndësishme është marrja e historisë me kujdes, vlerësimi i medikamenteve të përdorura që ndërhyjnë në funksionet superiore, ekazaminimi objektiv dhe neurologjik, vlerësimet laboratorike dhe imazherike, janë kriteret që përjashtojnë shkaqet e mundshme të demencave ose konfirmojnë diagnozën. Një diagnozë e saktë na ccon drejt mjekimit të duhur. Në çdo formë të demencës, duhet vlerësuar konjicioni me teste specifike. Testi më i hershëm dhe më i shpeshtë është MMSE (mini mental state examination). Testi është i realizueshëm për 7-10 min dhe me anë të tij vlerësohet: orientimi, përfshirja, vëmendja, përllogaritjet matematikore, çrregullimet gjuhësore. Vlerësimi maksimal është 30 pikë dhe kufiri minimal është vendosur 24 pikë, që nënkupton se nën 24 pikë pacienti ka rrezik për të shfaqur demencë. Vlerësimi përshtatet me nivelin arsimor dhe social të pacientit në ekzaminim.

Vlerësimi imzherik me anë të rezonancës magnetike është i domosdoshëm pasi evidenton atrofinë fokale ose të gjeneralizuar, si dhe lezionet e substancës së bardhë. Ekzaminimet imazherike funksionale (FDG-PET, fMRI, perfusion MRI, or SPECT) evidentojnë zona me metabolizëm të ulur dhe hypoperfuzion në AD.

Login to post comments