Më në fund një lajm i mirë, Greqia do të njohë patentat shqiptare

Premte, 11 May 2018 10:35

Në Athinë po zhvillohet takimi i dytë i ministrave nga vendet e grupit të Vishegradit dhe 4 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova.

Temat kryesore janë politikat e zgjerimit, energjia dhe e ardhmja e rajonit e Bashkimit Europian.

Sipas Top Channel samiti ka filluar që në mëngjes, temat e të cilit do të jenë zgjerimi i Bashkimit Europian. Pala greke dhe Bullgaria, që ka Presidencën aktuale të BE-së, kërkojnë që sa më shpejt të integrohen vendet e rajonit të Ballkanit.

Do të ketë gjithashtu diskutime mbi çështjet energjitike dhe bashkëpunim rajonal mes vendeve.

Sot priten edhe zhvillime në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është mësuar se ministri i Jashtëm grek do të takohet me palën maqedonase për çështjen e emrit dhe do të takohet edhe me palën shqiptare.

Do të njihen patentat shqiptare dhe mijëra emigrantë nuk do të kenë më probleme me drejtësinë për shkak të tyre. Kjo marrëveshje do të firmoset pasdite.

Login to post comments