Ka mjaftuar vetëm pak minuta shi me intensitet të lartë dhe rrugën pranë Qytetit Studenti në Tiranë janë përmbytur.
Në videot e dërguara nga qytetaret, duken rrugët e mbushura nga uji, ndërsa njerëzit kanë mbetur të bllokuar në trotuare.
Por një situatë problematike është krijuar edhe në disa zona të tjera të Tiranës si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.
Kjo gjendje e krijuar nuk është normale për një orë shi të rënë, por tregon shumë mirë që Bashkia Tiranë nuk bën asgjë, për të pastruar pusetat duke e çuar qytetin në një gjendje të tillë.