Kush ka udhëtuar me transportin publik në Tiranë, e di shumë mirë kaosin që bëhet për shkak të numrit të ulët të urbanëve të vënë në dizpozicion.
Shpesh herë, kjo i detyron shoferët e faturinot që të nxitojnë për të qenë të përiktë në orarin që duhen.
Detyrimisht, në situata të tilla lindin dhe konflikte mes faturinove dhe udhëtarëve.
Këta të fundit, presin minuta me radhë në pikun e vapës apo në rebeshet e shiut dhe kur vjen urbani, përballen me një dyndje të madhe dhe situatë kaotike.
Pikërisht si në ditën e sotme, në linjën e Tiranës së Re, ku një faturino është përplasur me udhëtarët.