Sa i përket djegies së magazinave në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë, ngjarje e regjistruar në 2 prill, mësohet se hetimet kanë përfunduar.
Specialistët kanë dalë në përfundimin se shkëndija nga rryma e energjisë ishte shkaku i rënies së flakëve.
Izolimi i ambienteve me polesterol dhe jo me materiale rezistente ndaj zjarrit, ka shkaktuar edhe përhapjen e shpejtë të flakëve.
Pavarësisht ekspertizave nga agjensitë ligjzbtatuese, pronarët kanë të drejtë të marrin ekspertë privatë, të cilët ballafaqojnë provat dhe faktet në gjykatë.