Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 30 Vjetori, pranë Pastrimit Kiimik në Berat.
Policia e Beratit sqaron se O.G, 29 vjeçe, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip "Renault" ka aksidentuar A.V, 15 vjeç, banuese në Berat.
A.V ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi O.G dhe po kryhen veprimet proçeduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.