Këshilltari për ekonominë pranë grupit të PD-së, Dorian Teliti i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se reforma territoriale është e dështuar, pasi nuk ka përmbushur dy nga parimet e saj më të rëndësishme.
Teliti: Pse u bë reforma territoriale? Ishin disa objektiva, por dy objektiva kryesor pse u bë, e para të krijonte më tepër shërbime të banorëve dhe nga ana tjetër ishte pjesa e autonomisë financiare nga ana e bashkive.
A ka më shumë shërbime? Jo! Po të dalim dhe të pyesin në të 61 bashkitë, janë përqendruar tek qendra dhe çfarë ndodh nëpër fshatra nuk do t'ia dijë njeri. Do të dojë shumë kohë. Skema e mëparshme me 360 njësi nuk ishte funksionale.
Por, as kjo nuk është funksionale. Të përmirësosh diçka duke zgjidhur një problematikë dhe duke lënë 10 të tjera, nuk është zgjidhje.
Sa është numri i bashkive me autonomi financiare? Është bashkia e Tiranës, e Durrësit, e Lezhës. Të gjitha bashkitë e tjera jo bregdetare.