Një 73-vjeçar nga Bénouville (Calvados) në Francë, ishte therur me thikë natën në mes 24 e 25 prillit të këtij viti nga dy plaçkitës.
Autorët ishin identifikuar dhe rezultuan dy shqiptarë, të cilët janë dënuar me burg prej shtatë vitesh. Vendimi gjyqësor u shpall nga Gjykata penale e Kanës, më 07 maj, pak para orës 20.00.
Ata u dënuan pasi e kanë therë me thikë një burrë rreth të shtatëdhjetave në Bénouville, i cili i kishte befasuar gjatë plaçkitjes në banesën e tij, shkruan “Ouest France”, përcjell Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 19 e 20-vjeçare, të cilët u dënuan me shtatë vite burg.