Identifikohet autori i plagosjes së 24-vjeçarit në Peshkopi

Saturday, 12 May 2018 08:34

Një 24-vjeçar mbeti i plagosur në  qytetin e Peshkopisë, në një ngjarje të ndodhur orët e vona të së premtes.

I riu me inicialet A.M. u plagos rëndë me armë zjarri.

Autori i plagosjes është identifikuar megjithatë, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Aktualisht forca të shumta policie po krehin zonat ku mendohet se fshihet autori, ndërsa kanë ngritur edhe patrulla në rrugët dalëse të qytetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë hetimin.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 08:36
Login to post comments