Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak ëhstë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi drejtuesi i mjetit F.P ka arritur të zbresë në kohë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.