Punonjës të bashkisë në Lezhë, të cilët po gërmonin për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes kanë zbuluar një skelet njeriu.
Skeleti është gjetur në thellësinë 1.5 metër dhe ka dyshime të forta se ato mund ti përkasin viktimave të komunizmit.
Kjo edhe për faktin se pranë vendit ku u gjetën eshtrat ka qenë edhe dega e punëve të Brendshme.
Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është lajmëruar Agjensia e Shërbimit Arkeologjik. Menjëherë pas lajmërimit ekspertët e Agjensisë së Shërbimit Arkelogjik kanë mbërritur në vendin ku u gjet skeleti.
Për të arritur në konkluzione përfundimtare, duhet pritur për verifikimin e fakteve nga ekspertët.