Farmacistët kanë paralajmëruar se do të mbajnë të hënën tubim paqësor nëse nuk do të marrin garancinë nga ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe.
Ato kanë rishikuar kontratën dhe kanë kërkuar miratimin e saj me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët.
Diana Toma, përfaqësuese e tyre, ka thënë në Ora news se nëse farmacistët nuk gjenden të mbështetur në besim dhe garancinë që i është dhënë se së shpejti do të shohin formën përfundimtare të kontratëes e cila të paraqesë interesat dypalëshe të bazuara në ligj, më është përcjellë njoftimi se farmacistet ditën e hënë në orën 11:00 do të vendosin të paraqiten në një tubim paqësor.
Ajo u shpreh se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm dhe çdo shqetësim duhet të zgjidhet me dialog dhe jo presion duke ju referuar shqetësimit të farmacistëve për presione nga ana e punonjësve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Farmacistët kundërshojnë listen e re të barnave të rimbursueshme, pasi sipas tyre u ka shkaktuar dëm financiar pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati gjysmën e çmimit.