Agron Duka fermerëve: Hidhni në rrugë qeverinë, jo produktet tuaja

Saturday, 12 May 2018 22:17

Agron Duka ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste në Lushnjë Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste. Ai komentoi protestën e fermerëve të kësaj zone të zhvilluar javën e shkuar, duke iu kërkuar të mos hedhin produktet e tyre në rrugë, por mazhorancën.

“Disa ditë më parë fermerët e kësaj zone organizuan një protestë simbolike gjatë së cilës hodhën prodhimin e tyre në rrugë për arsye të ndryshme si mungesa e tregut, përfitimi i ulët nga subvencionet si dhe infrastruktura e shkatërruar.

Login to post comments