ISIS merr përsipër sulmin në Francë: Ishte ushtari ynë

Diel, 13 May 2018 11:47

Militantët e Shtetit Islamik Isis u shprehën  se ishte një prej ushtarëve të tyre, autori i sulmit të mbrëmjes  së shtunës, në kryeqytetin francez.  Sulmi me thikë shkaktoi kaos në vendngjarje, ku si pasojë njerëzit e ndodhur aty pranë nisën të vraponin të tronditur. Ministri i brendshëm i Francës Gerard Collomb tha se personi që humbi jetën gjatë këtij sulmi ishte një 29 vjeçar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 Ndërsa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha përmes një statusi në rrjetin social Tëitter se Franca ka paguar sërish me gjak por nuk do t’i tolerojnë armiqtë e lirisë.

 Autori i sulmit me thikë, që u vra në vendngjarje nga policia franceze ishte lindur në vitin 1997 në Republikën ruse të Çeçenisë.

Agresori vrau një 29-vjeçar dhe plagosi 4 persona të tjerë në një zonë të mbipopulluar pranë Operas, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Ai raportohet të ketë thirrur “Allahu është i madh” në gjuhën arabe, sipas dëshmitarëve që ndodheshin në vendngjarje.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 11:49
Login to post comments