“La Stampa” në Torina ka publikuar një artikull ku jep detaje të incidentit të ndodhur në Panairin e Luibrit që po zhvillohet në këtë qytet. 5 të rinj shqiptarë shkrhet në artikull u ndaluan për protesta kundër Kryeministrit Edi RAma i cili ndodhet në këtë panair për të promovuar librin e tij “Kurban”.
Me poshte artikulli i La Stampa:
Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe identifikuar nga Digos ( Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali ) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij "Kurban”. Incidenti ndodhi brenda Sallës Blu ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregonte një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës. Me një shenim poshte qe i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhene nga një gjykatë italiane per vëllain e ministrit të brendshëm shqiptar, Xhafa. Sipas protestuesve ai është "i lirë falë Kryeministrit Rama".
Prezantimi i librit nga Rama u kurua nga qendra italiane e kulturës shqiptare, me pjesëmarrjen e Vittorio Sgarbi. Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. "Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabazuara. Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.