Pak ditë pas publikimeve të shumta që bënë mediat britanike, duke i cilësuar shqiptarët si “baronët” e drogës në vendin e tyre, një tjetër shtet evropian duke i shqetësuar për grupet kriminale shqiptare.
Në Spanjë, disa ditë pas kapjes së plot 1 tonëve kokainë në Madrid, mediat shkruajnë se grupet mafioze shqiptare po fitojnë terren. Mediat shkruajnë se droga e sidomos kokaina vijnë në Spanjë drejtpërdrejt përmes Kolumbisë, atje ku çmimi i drogës së bardhë është dhe shumë herë më i lirë.
Sipas raporteve të policisë spanjolle, shkruajnë mediat, trafiku i drogës tashmë është në dorë të shqiptarëve dhe grupeve të tjera si ato polake, bullgare e marokene.