Bashkia e Tiranës urdhëron administratorët të marrin kartat e identitetit të banorëve

Hënë, 14 May 2018 09:19

Pas Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë që u bënë “bozë” në sy të publikut për marrjen e kartave të identitetit, edhe Bashkia e Tiranës, institucion novator i propagandës dhe kampion i mashtrimit ka urdhëruar administratorët e pallateve të licensuar prej saj të nisin procesin e marrjes së kartave të identitetit të banorëve të pallateve që administrojnë. Asnjë prej administratorëve të pallateve nuk dinë arsyen se pse i duhet një e dhënë e tillë Bashkisë së Tiranës, por që shihet qartas si veprim vijues i mazhorancës për të manipuluar zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Ky proces sapo ka filluar. Administratorët dorëzojnë të dhënat që mundin t’i marrin banorëve dhe më pas, ato hidhen në një bazë të dhënash që administron stafi politik i Bashkisë së Tiranës.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 09:19
Login to post comments