Të shtunën, në një ceremoni të veçantë, Bashkia e Shkdorës do të çelë sezonin e ri turistik për këtë vit. Për të pasur një sezon sa më të efektshëm, për pushuesit nga vendi, Kosova dhe më gjerë Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën me intenistet në Velipojë. Sipas Bashkisë, ditët e fundit puna është përqendruar në mbjelljen e pemëve dekorative. Në lulishten e Velipojës janë mbjellë 40 pemë dekorative. Dy shatërvanët në qendër të plazhit, janë pastruar krejtësisht, duke larguar papastërtitë që kishte lënë stina e dimrit. Po ashtu, ka përfunduar sinjalistika horizontale rrugore, është kryer riparimi i stolave në qendër dhe vendosja e të rinjëve ku ka patur nevojë, janë vënë në funksion tualetet publike, janë vendosur 40 kosha të vegjël mbeturinash përgjatë pedonales 40 copë dhe 20 në shëtitore. Ndërkohë ka nisur dhe vijon puna për ndriçimin publik, me riparimin dhe zëvendësimin e ndriçuesve. Për Velipojën ka tashmë një plan te detajuar për të githë sezonin, të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës.
Zyrtarisht sezoni do të çelet më 19 maj, si një eveniment i përvitshëm dhe i rëndësishëm që organizohet në bashkëpunim me organizatat “The Door” dhe “Albanian Water Sport and Tourism”. Në ceremoninë e çeljes do të jetë e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila do të mbajë edhe fjalën e rastit. Dita festive e ceremoniesë së çeljes së sezonit do të vijojë me shumë aktivitete sportive e promovuese. Fillimisht pas ceremoniesë, do të ketë një panair i vlerave dhe produkteve të Velipojës, më pas ndeshje futbolli, hendbolli e volejbolli, si dhe aktivitete me sportet e ujit. Të pranishmit do të kenë mundësi të bëjnë edhe një shëtitje në rezervuarin e Velipojës, për ta mbyllur me një koncert festiv, nën praninë e këngëtrares shkodrane Rezarta Smaja dhe bendit të saj.M.F/55news.al/