Rreth orës 22:45 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur ‘Qaf-Laç’ është sulmuar banesa e qytetarit me inicialet Z. P. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë.
Nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 13.05.2018, rreth orës 22:45, në vendin e quajtur Qafa-Laç, Vau Dejës, është qëlluar me armë zjarri, automatik, në drejtim të banesës së shtetasit Z. P. Punohet për identifikim dhe kapjen e autoreve”, thuhet në informacionin paraprak të Policisë së Shtetit.