Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një eksplozivi, nga i cili kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Mëzez. Të dëmtuarit janë dy bashkëshortët Lulëzim e Lirie Selfo, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihen ende identitetet e tyre dhe as rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia ndodhet në në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që po merren në pyetje familjarë dhe fqinj të çiftit.