Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e sotme tre të rinj, pasi kanë tentuar që të përdhunojnë një 13-vjeçare.
Siç bëhet me dije, në pranga janë vënë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht të miturën 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.
Blutë e Fierit kanë vënë në pranga tre të rinjtë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.