×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Shqipëria, me pagën më të ulët minimale dhe mesatare ne Evropë

Tuesday, 15 May 2018 10:29

Shqiptarët paguhen më pak se të gjithë fqinjët e tyre në Ballkan e më gjerë. Të dhënat tregojnë se ne kemi pagën më të ulët minimale dhe atë mesatare. Të ardhurat nga paga konsiderohen edhe të ardhurat kryesore për një person. Ndaj një situatë e tillë dëshmon edhe për nivelin e ulët të jetesës në vend. Por sa paguhemi?
Paga minimale
Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës minimale në Evropë, me vetëm 180 euro/ muaj. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT), ne jemi vendi i fundit edhe në rajonin tonë, duke mbetur edhe pas Serbisë, që pagën minimale e ka 285.4 euro/ muaj.
Ndërsa nga vendet e BE-së, Luksemburgu është ai që ka pagën minimale më të lartë, me vetëm 1998.5 euro/muaj. Në fakt, që nga 1 janari nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 22 prej tyre kanë Pagë minimale Kombëtare. Ato variojnë nga 500 deri në më tepër se 1000 euro.
Por ajo që vëren Eurostat-i është se paga minimale ka të bëjë dhe me vendndodhjen, ku shtetet e BE-së me pagën minimale 400-500 euro renditet në Lindje të saj, si Lituania, Rumania, Slovakia, Estonia, Lituania etj.
Ndërsa shtetet në verilindje të Europës e kanë pagën minimale mbi 1400 euro, ku hyjnë Britania, Franca, Belgjika, Hollanda, Irlanda dhe Luksemburgu. Në jug të Europës, në Spanjë e Portugali, kjo pagë minimale ndodhet mes 600 dhe 900 euro/muaj. Për krahasim, paga minimale në SHBA në janar të 2018-ës ishte 1048 euro/muaj. Ekonomix.al
PAGA MINIMALE NË EVROPË
(Burimi: EUROSTAT)

Brezi i parë i vendeve

Franca                                     1400 euro/muaj
Belgjika                                   1400 euro/muaj
Britania e Madhe                    1400 euro/muaj
Hollanda                                 1400 euro/muaj

Brezi i dytë i vendeve

Spanjë                                     600-900 euro/muaj
Portugali                                  600-900 euro/muaj

Brezi i tretë i vendeve

Lituani                                     400-500 euro/muaj
Rumani                                    400-500 euro/muaj
Slovaki Estoni                         400-500 euro/muaj
Shqipëria                                 180 euro/ muaj

Paga mesatare

Edhe për pagën mesatare, Shqipëria mban vendin e fundit në rajon dhe në Evropë. Të dhënat e Wikipedias të cilat i referohen të dhënave të INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri,  paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove.

Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro, Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro. Nga të dhënat konstatohet se  paga mesatare në Shqipëri  është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Vendi me nivele më ta larta të pagës në Evropë renditet  Zvicra me 4,421 euro në muaj, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia.

Sipas të dhënave, paga në Shqipëri, e llogaritur me shpenzimet e përditshme mbetet sërish më e ulëta në Evropë çka tregon se kosto e jetesës në Shqipëri është mjaft e lartë në krahasim me pagën. Qytetarët shqiptarë paguhen pak, ndërsa çmimet e produkteve janë të larta duke e vështirësuar jetesën.

Përsëri Mali i Zi e ka më të lartë pagën sipas fuqisë blerëse çka do të thotë qytetarët në këtë vend e kanë më të lehtë të përballojnë blerjet e ditës pasi rroga është e  mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme. Të dhënat e analizuara në Wikipedia i referohen tremujorit të parë të 2017.

PAGA MESATARE NË RAJON

Shqipëria                     347 euro/muaj

Kosova                        405 euro/muaj

Mali i Zi                        509 euro/muaj

Serbia                         407 euro/muaj

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 18:30
Login to post comments