×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Krahasim qytetërimesh... Treni japonez dhe autobusi urban shqiptar

Tuesday, 15 May 2018 10:57

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë, pasagjerët e një autobusi debatuan me fatorinon pasi ata pretendonin se autobusi ishte vonuar 1 orë dhe vendosën të mos e paguajnë biletën.

Nuk është i pari rast kur në Tiranë qytetarët ankohen e madje edhe debatojnë me personelin e autobusëve urbanë.

Vonesat dhe kushtet aspak optimale të udhëtimit, janë refreni i autobusëve urbanë në kryeqytet.

I vetmi “peshqesh” që qytetarëve të Tiranës iu bë nga Lali fatkeqësia, ishte rritja e çmimit të biletës, në një kohë që shërbimi ka mbetur po aq mjeran sa ka qenë në fillim.

Por krejt e kundërta ndodh në Japoni. Një kompani trenash i ka kërkuar falje udhëtarëve të saj pasi treni ishte nisur vetëm 25 sekonda më herët, raporton TCH.

Kompania ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin e madh” të shkaktuar te pasagjerët pasi një prej trenave të tyre në stacionin Notogawa, në Shiga, gabimisht ishte larguar më herët nga platforma.

Makinisti kishte menduar se duhej të nisej në 07:11 nga stacioni. Ai e kuptoi që po gabonte, por ishte shumë vonë. Disa prej pasagjerëve nuk e kapën dot trenin, ndërsa njëri prej tyre raportoi situatën.

Ndërsa kompania mendoi se duhej t’u kërkonte falje të gjithëve atyre që ishin prekur nga kjo situatë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...