Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec, aty ku 3 të rinj tentuan të përdhunojnë një vajzë 13 vjeçare.
Në një prononcim për mediat nëna e vajzës u shpreh se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit kur vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai, për shkak se familja është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk ka një të tillë në shtëpi.
“Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. Ata që më bënë me njollë çupën të varen. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, u shpreh ajo.
Mësohet se familjae e vajzës njihej me atë të njërit prej djemve, madje kishin edhe hyrje – dalje.
Sipas policisë në pranga u vunë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht 13-vjeçaren, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.