35-vjeçari Alfred Karaj, baba i 4 femijeve u rikthye në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 pas afro një viti pas tradhtisë bashkëshortore, kur mori guximin të përballej jo vetëm me gruan por dhe me të dashurin e saj. Ky i fundit ishte dhe miku i familjes. Një përballje e vështirë, jo vetëm për personazhet në studio por dhe për panelin e të ftuarve.
Në atë transmetim për një orë e gjysmë u ngritën një lumë akuzash nga të dyja palët, ku ish-bashkëshortja Shqipe Hysenaj e akuzonte babain e fëmijëve të saj për dhunë fizike, dhe ky i fundit për tradhti, ku më e rënda ishte dëshmia e vajzës 16-vjeçare Xhuljetës, e cila tregoi gjatë emisionit se nëna i hidhte valium në ushqim Alfredit dhe ajo dilte natën me një burrë L.Mirin.
Ai emision u mbyll dhe çifti shkoj drejt divorcit, nisën procedurat në gjykatë. Por çfarë ka ndodhur pas një viti?
Alfred Karaj u divorcua me Shqipen. Fëmijët kaluan me babain dhe nga gjykata u vendos që Shqipja të jepte detyrimin ushqimor. Ajo sipas Alfredit, nuk e ka paguar kurrë. Mësohet se Shqipja bashkëjetoi disa kohë me L. Mirin, ky i fundit e ka dhunuar dhe madje ka bërë dhe disa muaj burg. Nëna e fëmijëve u largua dhe nga Mirii dhe tani jeton me dikë tjetër po në Fushë-Krujë dhe nuk kujdeset për fëmijët.
Alfred Karaj pas largimit të gruas nga shtëpia, ngeli me 4 fëmijët dhe dy prindërit e tij. Dy prindërit ndërruan jetë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa vajza e madhe Xhuljana që ka qenë dhe pjesë e studios, sot është martuar. Alberti tregon se vajza 16-vjeçare është martuar para një viti në një zonë të Librazhdit dhe pret të bëhet nënë.
Nga varfëria, babai i fëmijëve ka shitur shtëpinë që dispononte dhe paratë i ka prishur. Pretendon se ka paguar avokat për të mbyllur çështjet gjyqësore, pasi ish- gruaja e kishte denoncuar për dhunë, përpos divorcit që kryen.
Ai me tre të miturit e tjerë jeton tashmë me qira në Fushë-Krujë dhe ka si të ardhur vetëm 50 mijë lekë të vjetra që merr si përkrahje sociale nga bashkia.
Po me nënën e fëmijëve?
Ajo u nda dhe nga L. Miri dhe bashkëjeton me një tjetër person në Fushë Krujë. Është shumë afër fëmijëve, por nuk kujdeset për ata. Edhe detyrimin mujor prej 150 mijë lekë të vjetra që i ka caktuar gjykata nuk e paguan.
Tre fëmijët e vegjël tashmë jetojnë në kushte të mjerueshme me babain e tyre, i vetmi që nuk i braktisi.
“Celebrimin e ka me Mirin. Është martuar me një tjetër por celebrimin e ka me Mirin. Ne jemi shumë keq. Unë herë punoj e herë jo. Nuk kemi të ardhura. Ajo më ka lënë një borxh në bankë dhe kam akoma për të larë. Kam edhe probleme shëndetësore. Fëmijët po rrisin njeri-tjetrin. Unë i gatuaj. Vajzën e vogël e kam në kopsht, në 12 e marr. Vajza tjetër është në shkollë pasdite. Djali që akoma si ka bërë 16 vjeç shkon në punë. Mezi ia dalim, çfarë të bëjmë”, tregon Alfredi.
Ai i kërkon ish-gruas të paguajë detyrimet ushqimore për fëmijët. “Ajo duhet të bëjë pagesën, se ndryshe do vejë në burg”, tha babai i 4 fëmijëve.
Në emision ka ndërhyrë edhe vajza më e madhe, e martuar, e cila deklaroi se nuk ka asnjë lidhje apo komunikim me nënën e saj.
“Nuk kam folur fare me nënën. As nuk i kam numër telefoni. Jetoj në Librazhd me mamin dhe babin e burrit. Do vijë edhe burri nga Greqia, këtë javë do vijë”, tregoi vajza.