Beteja e Elbasanit/ Pasi u largua nga Shqipëria, Gjykata kërkon arrestimin e Suel Çelës

Premte, 06 Prill 2018 15:57

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg në mungesë për Suel Çelën, si njërin nga protagonistët për ngjarjen e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

Ndaj Suel Çelës adresohet vepra e vrasjes së oficerëve të policise të mbetur në tentativë, para tregut agro-ushqimor të këtij qyteti. Por megjithë këtë vendim të Krimeve të Rënda për përplasjen që shkaktoi furtunë në radhët e uniformave blu, arrestimi i Suel Çelës deri më tani ka dështuar.

Masa e shpallur nga Krimet e Rënda evidenton qendrimin e prokurorisë që përshkruan se në fakt dyshohet se mjetin Audi që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela. Burimet thonë se provat rrëzojnë alibinë e Enea Bekteshit, i cili më herët ka deklaruar se ai e goditi policinë, dhe se e kishte kryer këtë veprim pasi ishte trembur nga postblloku dhe të shtënat.

Në atë kohë Bekteshi e përshkroi veten, nën efektin e alkoolit. Për akuzën ky version është i pavërtetë. I dyshuari kryesor tashmë është Suel Çela sipas një vendimi gjyqësor që i kërkon policisë ta arrestojë. Suel Çela është djali i Petrit Çelës, që është gjithashtu pronari i tregut agro-ushqimor dhe që është pyetur me herët nga autoritetet.

Por pas incidentit dhe pamjeve filmike të bëra publike megjithëse emri i Suel Çelës u përmend jo zyrtarisht, asnjë nga institucionet nuk e lakoi emrin e tij zyrtarisht. Pas ngjarjes ai qëndroi në kërkim policor për më shumë se një muaj. Ndërkohë që me dosjen e Elbasanit luhej ping pong kompetencash herë në Tiranë e herë në Elbasan, policia e ka shoqëruar në muajin dhjetor Suel Çelën.

Por atij ndërkohë rezulton t’i kishin përfunduar afatet e kërkimit policor. Në këto kushte ai është lënë i lirë. Pas kësaj në referim të provave, gjykata ka shpallur masën e sigurisë arrest me burg. Por kjo masë është vendosur një javë pasi Suel Çela, siç rezulton nga sistemi TIMS, kishte dalë nga Shqipëria, i lirë dhe i patrazuar nga drejtësia. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...