Akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, prokuroria kërkon burgim për jetë

Tuesday, 15 May 2018 15:41

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Sadetin Sulën. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes Suela Sula, e cila u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë së saj në Shkodër, në prill të 2016.

Më 29 maj pala mbrojtëse do të mbajë fjalën e saj dhe më pas do të jetë gjykata që do të dalë me një vendim

Seanca për mbrojtjen është caktuar më 29 maj.

I akuzuari u arrestua dhe ndodhet në proces gjykimi për akuzën "vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie" 

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër. 

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta. 

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Login to post comments