×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Deputetja e LSI publikon faktet: Rama ka “futur duart” edhe tek mbështetja e talasemikëve

Tuesday, 15 May 2018 19:20

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaci, ka akuzuar qeverinë se “ka grabitur të rinjtë me talasemi”.

Në një status në Facebook, ajo shkruan se “Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi”.

“Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!,” shkruan ndër të tjera Kërpaci.

Statusi i plotë

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!
Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !‼️
Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan…🚫

Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.
SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).📉

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.
SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.📉

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!🔇

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.💵❌

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!

Login to post comments