Portali i Universitetit të Tiranës, ka gati një vit që nuk funksionon.
Portali ka dy kategori, atë për studentët dhe për administratën, por asnjëri prej tyre nuk funksionon. Studentët thonë që aty nxirrnin notat, mësonin datat e provimeve, ndërsa tani duhet të rrinë në rradhë në sekretari.
Sekretaritë thonë se tashmë puna është kthyer sërish manuale, me letra, me regjisitra, që duhet të presin një nga një studentët, për datat e provimeve, për notat, për provimet e mbartura, listën e notave përfundimtare, etj.
Ndërsa Drejtori i komunikimi në Rektorat, Elton Skëndaj thotë nuk është bërë tenderi.
Mesa duket konflikti mes ish kancelarit të Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Rektorit paskan lënë pa portal gjithë studentët dhe administratën e fakulteteve të Universitetit të Tiranës.Dosja e këtij tenderi ndodhet në prokurorinë e krimeve të rënda, e dyshuar si një nga tenderat më abuziv të Universitetit të Tiranës ./boom