×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Papa i shqetësuar për brezin e ri: Duan vetëm selfie me mua

Tuesday, 15 May 2018 19:44

Teknologjia sot është kthyer në një mjet që po i konverton njerëzit në robotë.

Çdo gjë sot bëhet për dukje, dhe këtë shqetësim ka ngritur edhe Papa Françesku në një takim të zhvilluar së fundmi në San Giovanni me Ipeshkvijtë, priftërinjtë por edhe njerëzit laikë.

Një nga shqetësimet e Papës ishte pikërisht fakti se si asnjë prej të rinjve nuk dëshironte t’i shtrëngonte dorën si dikur, por thjesht të realizonin një selfie.

“Kemi nevojë të fusim të rinjtë në botën reale pa shkatërruar gjërat e mira që mund të ketë bota virtuale. Në një takim që pata pak ditë më parë me disa të rinj ata ishin shumë të lumtur, por kur shkova ti takoja e ti shtrëngoja duart askush nuk e bëri. Ata të gjithë nxorën telefonin dhe donin që të bënin një selfie me mua.”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Login to post comments