Sherr me kaçavida në Vlorë, plagosen dy adoleshentë

E mërkurë, 16 May 2018 09:54

Një sherr me kaçavida ka ndodhur ditën e djeshme pranë shkollës së mesme profesionale, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me kaçavidë, pas një sherri banal që kanë pasur me dy persona të tjerë.

 Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, bashkë me një 24-vjeçar me iniciale M.G, si dhe me një të mitur me iniciale B.B gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me kaçavidë N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, vëllezër me njëri tjetrin, banues në Panaja, Vlorë.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka arrestuar Serxhjo Bedinaj, ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin me iniciale M.G, ndërsa ka proceduar penalisht të miturin.

Blutë e Vlorës sqarojnë se punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, sakaq, materiale hetimore i janë  referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

/55News.al/

Login to post comments