Protestës së opozitës pranë Ministrisë së Brendshme kundër qeverisë i është bashkuar edhe reperi i njohur Stresi. Ai është parë në mesin e protestuesve dhe bëhet me dije se i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderit të lejojë protestuesit të hyjnë në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar revoltën e tyre. Arkimed Lushaj njihet si përkrahës i flaktë i PD dhe nuk nguron asnjëherë të jetë pjesë e protestave të tyre.