Video skandali/ Pezullohet nga puna polici rrugor, i kërkonte para shoferëve

E mërkurë, 16 May 2018 14:33

Mbrëmjen e djeshme u publikua një video skandal në emisionin investigativ “Stop”, ku një efektiv policie u shfaq në video duke favorizuar drejtuesin e një mjeti në këmbim të parave.

Ndërkohë  ky efektiv policie është pezulluar pas publikimit të videos ku ky punonjës i Policisë rrugore me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar.

Polici nuk e ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “STOP”, në TV Klan, ku shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore, me pretendimin se duke shfrytëzuar atributet që i jep funksioni si punonjës policie favorizon drejtuesin e mjetit në këmbim të përfitimit financiar, duke mos e ndëshkuar për shkeljen përkatëse të Kodit Rrugor, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake, u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të policisë I.K., me detyrë trup shërbimi/agjent verifikues në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. SHÇBA ka filluar veprimet proceduariale dhe hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Video

Login to post comments