Kush është vajza që “spiunoi” protestuesit? (foto)

E mërkurë, 16 May 2018 16:39

Të rinj, studentë dhe përfaqësues të opozitës kanë protestuar gjatë ditën e sotme tek Ministria e Brendshme.

Diçka që i tërhoqi vëmendjen e protestuesve, por sidomos të gazetarëve ishte fakti se kishte pak policë.

Ndonëse policë me uniformë kishte shumë pak, shumë të tjerë ishin pa uniformë.

Ndër to kishte edhe punonjës të ministrisë që kishin dalë e filmonin protestuesit.

Një prej tyre që ra më shumë në sy ishte edhe vajza që shikoni në foton më poshtë.

Mësohet se ajo është anëtare e FRESSH dhe punonjëse e Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kanë treguar se ajo ka bërë dhjetëra fotografi.

vajzaq

Login to post comments