Dita Ndërkombëtare e Familjes, asnjë aktivitet nga qeveria dhe organizatat

E mërkurë, 16 May 2018 19:37

15 maji ishte Dita Ndërkombëtare e Familjes por kaloi në heshtje duke mos u organizuar asnjë aktivitet. Në hotelet me të shtrenjta të Tiranës dhe jo vetëm dhe ne ekranet televizive shohim live lloj-lloj aktivitetesh por sytë nuk na zunë një aktivitet për këtë datë të shënuar nga qeveria apo organizatat ndërkombëtare.

Albana Vokshi, deputet e PD denoncon në statusin e saj në FB këtë maskaradë ku shkruan:

“Asnjë aktivitet i organizuar nga Qeveria, as nga ndonjë organizatë kombëtare apo ndërkombëtare...

Meqë disa ankohen e viktimizohen e bërtasin çdo dite... e që çdo ditë ankesë ju vlen një projekt me shumë fonde...c'duhet të thonë mijëra familje shqiptare që nuk i ushqejnë dot fëmijët e tyre??? Për t'i nxjerrë në parada s'bëhet fjalë...

E për të pazëshmit, që vuajnë në mjerim e skamje...qeveria nuk kujtohet tu japë një gjysëm ore nga koha e propagandës së Rilindjes”.

Login to post comments