Një 17-vjeçar humbi jetën para dy ditësh në mënyrë tragjike në Itali, pasi u përplas për vdekje.
Bëhet fjalë për Klajdi Lekën, i cili po udhëtonte me motorin e tij tip skuter, kur ai ka hasur në një pengesë në rrugë, çka ka bërë që motori të përfundonte në ajër, e më pas në trotuar.
Po goditje fatale duket se ia ka dhënë një makinë, e cila e ka përplasur atë, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano.
17-vjeçari nga Laçi jetonte në Milano, ndërsa i gjithë komuniteti i Pioltello, ku jetonte shqiptari është në zi dhe dhimbje.
Por dhimbjen më të madhe e kanë të afërmit e tij, të cilët e kanë shprehur përmes rrjeteve sociale.
“Pse zoti të mori mor Klajdi, s’të la midis nesh. Të thirri për vete, t’i preu ëndrrat në mes. Nuk më besohet mor zot, më duket si një ëndërr. I madhi zot të pastë afër vetes. Do na mungosh gjithmonë”, shkruan një e afërm e tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarës./55News.al/