Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një person ka humbur jetën në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte arrestuar 3 ditë më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Policia thotë se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Do të jetë prokuroria që të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë një person u dhunua në mënyrë makabre nga policia e Korçës në Komisariat. /55News.al/