Në një postim në faqen zyrtare të facebook-ut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shihet në krah të yllit të muzikës rrok, Eugent Bushpepa.
Përfaqësimi dinjitoz dhe emocionet që mbërthyen çdo shqiptar, duket se nuk i kanë munguar edhe Metës.
Presidenti është impresionuar shume nga performanca e Eugenit duke bere dhe shenjen e rrokistave, duke demonstruar dhe në këtë foto mbështetjen për rrokerin shqiptar, Eugenin
Meta shkruan: “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”.