Një 70- vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet H.Xh. Ai u gjet i pajetë në grykdërdhjen e lumit Trasgjas të Vlorës.
Sipas policisë, në trupin e 70-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune. Policia po punon për zbulimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e 70-vjeçarit.