Dëshmitari "X" : Si më kërcënuan djalin

E Enjte, 17 May 2018 15:04

Albert Veliu, dëshmitari i audio-përgjimit të publikuar nga PD për Agron Xhafajn, deklaroi se shefi i krimeve të Vlorës i ka takuar djalin të hënën, kur u publikua përgjimi, duke i thënë se do t’i ruajnë babain.

Sipas Veliut, djalit të tij i kanë shkuar në punë vetëm 30 minuta pasi Partia Demokratike publikoi audion.

“Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. I kanë shkuar djalit të puna duke i thënë do të ruajmë babanë. Kam marrë kërcënime.” – u shpreh Albert Veliu.

Login to post comments