Voltana Ademi prezanton projektin e Qendrës Multifuksionale në fshatin Shtoj i Vjetër

E Enjte, 17 May 2018 18:09

Në vazhdim të aktiviteteve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen, organizuar nga Bashkia Shkodër, pasditen e së mërkurës, Bashkia e Shkodrës organizoi një takim prezantues dhe konsultues me komunitetin e zonës për Projektin e Qendrës Multifuksionale në fshatin Shtoj i Vjetër, në Njësinë Administrative Rrethina.

Në Qendrën Multifuksionale pritet të ofrohen shërbime psikosociale për fëmijët, personat me aftësi ndryshe, për familjet në vështirësi në zonën që mbulon, shërbime shëndetësore, etj.

Këtë projekt Bashkia e Shkodrës do ta zbatojë në bashkëpunim me organizatën World Vision, e cila është aktive në këtë zonë.

Video

Login to post comments