Rrëzohet nga shkallët, 2-vjeçarja në gjendje të rëndë

E Enjte, 17 May 2018 18:27

Një 2 vjeçare nga qyteti i Dibrës është dërguar në spital në gjendje të rëndë pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit.

Vogëlushja ishte duke luajtur në shkallët e katit të dytë, kur është rrëzuar duke marrë lëndime serioze. Familjarët e kanë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur  H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidental.

Login to post comments