Ligji funksionon, por jo për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. Policia e Durrësit shpërndau sot lajmin e ekstradimit drejt Italisë së një 38-vjeçari i dënuar në shtetin fqinj për kryerjen e veprave “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”. Një krim shumë më pak i dënueshëm se pjesëmarrja në organizatë të strukturuara kriminale dhe trafikut të lëndëve narkotike, si vepra për të cilat është dënuar vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. Policia tha se e arrestoi 38-vjeçarin dhe sot po e ekstradon nga porti i Durrësit. Policia është aq e sofistikuar sa arrin të zbulojë edhe ata persona që arrijnë të ndryshojnë identitet. Por çuditërisht në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, Agron-Geron Xhafaj kaloi dje pa problem. Askush nuk e ndali.