Edmond Merkaj, 53 vjeç dhe i biri Edjano, 23 vjeç, banues në Tiranë, janë arrestuar nga policia për plagosjen më thikë të të riut gjatë sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”. Policia ka bërë me dije se konflikti ka ndodhur për një vend parkimi.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Komunës të Parisit”, ku si pasojë e një konfikti për motive të dobëta mbeti i dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. L., rreth 27 vjeç, ju bëjmë me dije se janë arrestuar autorët (at dhe bir) shtetasit:
– Edmond Merkaj, 53 vjeç, banues në Tiranë.
– Edjano Merkaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal. /55news.al/